“Luajte me personalitet të madh”, ish-kapiteni i Interit përgëzon Asllanin: Ishte një provim i vërtetë pjekurie

Kristjan Asllani regjistroi mbrëmjen e djeshme asistin e tij të parë me fanellën e Interit në Serinë A, duke ndihmuar ekipin të fitonte 1-0 kundër Fiorentinës. Mesfushori shqiptar bindi në fushën e lojës, duke marrë edhe përgëzimi nga figura të njohura të futbollit Italian. Ish-kapiteni i Interit, Bergomi, e ka përgëzuar Asllanin pas ndeshjes në studion e “Sky Sports” për paraqitjen e zhvilluar në mesin e fushës.

“Urime! Ishte një provim përfundimtar, edhe pse ti thua jo. Ishte vërtetë mirë. Ishte një test i vërtetë pjekurie. Luajte me personalitet të madh. Kishe personalitetin për të qendruar dhe për t’u rritur te Interi dhe do të gjesh edhe më shumë hapësira”, ka thënë Bepe Bergomi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online