VIDEO/ Zbulimi i Ançelotit është një 19-vjeçar! Debuton në Champions dhe i shënon një gol spektakolar Napolit

Reali i Madridit është një fabrikë talentesh. Lojtari i radhës që po del në treg e ka emrin Niko Paz. Argjentinasi është vetëm 19 veç dhe sot bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve. Nuhatjen e golit që ka te ekipi i të rinjve tregoi edhe në arenën e më të mirëve të Europës.

Niko Paz debutoi me gol në Champions, teksa në minutën e 84-t lëviz bukur për të shmangur kundërshtarin dhe nga jashtë zone provon portën. E majta e tij ishte e saktë, pasi topi u ndal pas shpinës së portierit të Napolit. Një gol vendimtar që i dha avantazhin Realit dhe i hapi rrugën fitores 4-2 kundër Napoletanëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online