Ylber Ramadani ka realizuar golin e parë në Skoci. Mesfushori shqiptar shkoi te ekipi i Aberden, skuadër e njohur dhe me histori në këtë vend. Në mbrëmjen e sotme do të vinte edhe realizimi i këtij futbollisti kundër Hibernian, në fitoren 4-1.
Në minutën e 61, Ramadani goditi menjëherë topin pas një kthese të sferës, duke gjetur cepin e rrjetës. Menjëherë më pas do të vinte edhe fluturimi me shqiponjën në festim për të treguar origjinën. /Sport Ekspres/