VIDEO/ Xhixha trondit Vllazninë në minutat e fundit dhe u tregon tifozëve fanellën, Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Superkupa e Shqipërisë na ka rikthyer sot klasiken e futbollit shqiptar. Tirana dhe Vllaznia janë përballur me njëra-tjetrën në një sfidë mjaft emocionuese. Trofeu në fund i shkon bardhebluve, të cilët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët, të cilët shfrytëzuan një hutim të mbrojtjes kryeqytetase që në minutën e 8. Esat Mala godet nga brenda zonës dhe topi ndalet në rrjetë. Por Tirana reagon brenda pjesës së parë dhe barazon me një nga golat më të bukur të këtij viti në Shqipëri.

Patrik kopjon golin e Richarlison-it kundër Serbisë, duke shënuar me gjysmëroveshatë në portën e Vllaznisë në minutën e 39 të takimit. Pjesa e dytë nis përsëri aty ku u mbyll e para për Tiranën. Hasani përmbys përkohësisht shifrat me golin e tij në minutën e 53-të. I gjendur në disavantazh, Josa provon të gjitha mundësitë. Çoba dhe Latifi hyjnë në fushë dhe kthehen në protagonistë.

I pari fiton një 11 metërsh, të cilin Liridon Latifi e kthen në gol në minutën e 86. Kur mendohej se fituesi do të zgjidhej në shtesa, Redon Xhixha shënon golin që trondit shkodranët. Portieri Zogoviç grushton një top në minutën e 92-të, por aty pranë gjendet Xhixha, i cili e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë. Sulmuesi i Tiranës heq fanellën dhe i tregon të gjithëve emrin se cili i dha trofeun bardhebluve. Tirana fiton kështu Superkupën e Shqipërisë për të 12-n herë në historinë e saj dhe e mbyll vitin kalendarik me një trofe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *