VIDEO/ Xhixha dhe Kallaku, dy talentet e Superiores vendosin takimin Laçi-Teuta  

0

Laçi dhe Teuta ndahen në paqe në ndeshjen e parë të rikthimit të Superiores. Të dyja ekipet kanë si synim të qartë zonën europianë këtë sezon, por ditën e sotme nuk shkuan më tepër se barazimi 1-1 mes tyre. Një penallti e herët që në minutën e 10 do të zhbllokonte takimin. Kallaku ishte i saktë përballë portierit kundërshtar dhe nuk gaboi të shënonte nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Megjithatë baraspesha do të rikthehej sërish, teksa në shtesën e pjesës së parë talenti Xhixha do të shënonte për Laçin. Shifrat do mbetën të pandryshuara deri në fund të takimit, ku pjesa e dytë nuk prodhoi më tepër gola. Kurbinasit vijonë të ruajnë vendin e 3-të në renditje, ndërsa Teuta ngjitet një pozitë më lart, duke qendruar pikërisht pas Laçit me vetëm 1 pikë më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Laçi do të ndeshet ndaj Teutës, në takimin e parë të Superiores për këto dy ekipe pas KOVID-19. Këtë takim ka zgjedhur që ta shohë më nga afër edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Më poshtë mund të shihni edhe vendosjet e dy trajnerëve, atje ku Cungu ia beson sulmin treshes Xhixha-Vecaj-Greca, ndërsa nga ana tjetër është Martini që shpreson te shpërthimi i Hebaj. /Sport Ekspres/

Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Vecaj, Greca

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Çyrbja, Hebaj

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.