Nuk ka pritur gjatë për të shënuar golin e parë në Francë. Xherdan Shaqiri e bën “sefte“ me fanellën e Lyon-it pas vetëm katër paraqitjeve me këta të fundit. I gjendur brenda zone në një pozicion diagonal me portën, sulmuesi shqiptar menjëherë shënjestron kuadratin dhe e ndal topin rrjetë.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i devijuar udhën sferës, lojtarët kundërshtarë nuk ia kanë arritur qëllimit. Nga e majta e Shaqirit nis përmbysja e Lyon-it, që në fund fiton me shifrat 3-1 përballë ekipit Troyes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/MusicomeNews/status/1440774740713508868