Granit Xhaka ka marrë mbrëmjen e sotme kartonin e 5 të kuq që nga periudha që ka veshur fanellën e Arsenalit. Në minutën e 23-të, Jota ul topin me gjoks dhe përpara ka vetëm portierin. Në atë moment mesfushori shqiptar ka ndërhyrë duke shkaktuar goditje dënimi, teksa nuk i shpëton ndëshkimit maksimal nga ana e arbitrit.
Xhaka lë kështu me 10 lojtarë Arsenalin kundër një ekipi si Liverpool-I, duke i shtuar më tepër probleme ekipit të tij në FA Cup. Me këtë karton të kuq futbollisti i “topçinjve” shkruan emrin në listën e rekordeve negative, teksa që nga momenti kur ai i është bashkuar Arsenalit asnjë lojtar i Premier League nuk është ndëshkuar aq sa ai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Xhaka picks up the 6th red card of his Arsenal career ? pic.twitter.com/pL3ktiEyTf
— ESPN FC (@ESPNFC) January 13, 2022