VIDEO/ Shevçenkon e zhyt më thellë edhe Milani, kuqezinjtë eliminojnë Xhenoan nga Kupa e Italisë

Ka përfunduar me rezultatin 3-1 sfida mes Milanit dhe Xhenoas. Shevçenko zhytet më thellë në krizën e rezultateve nga ish-skuadra e tij ku ka përjetuar sukseset më të mëdha në karrierë. Xhenoa kaloi në avantazh që në minutën e 17, kur Ostigard tund rrjetën. Rezultati qendroi i pandryshuar deri në minutën e 74-t  dhe shumë nisën të mendonin për një surprizë të skuadrës liguriane.

Por diçka e tillë nuk ndodhi, teksa Zhiru barazoi rezultatin në minutën e 74-t dhe e dërgoi ndeshjen në shtesa. Në 30 minutat e kohës shtesë kuqezinjtë kanë gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Fillimisht me Leaon në minutën e 102-të, e më pas me Saelemakers 10 minuta më vonë. Milani siguron kështu kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online