“Do t’ua kthej vizitën”! Trajneri i Kukësit ironizon “spiunimin” e Dinamos: Kënaqësi që ndiqni stërvitjen tonë

Dinamo do të jetë kundërshtari i parë i Kukësit për këtë vit. Dy skuadrat do të përballen të mërkurën në “Kukës Arena“, pasi ndeshja u shty për shkak të infektimeve me Covid-19 në radhët e kuksianëve. Diego Longo po zhvillon përgatitjet për këtë sfidë në kompleksin “Football Republic”, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtues dhe stafi teknik i Dinamos.

Trajneri i Kukësit nuk e ka menduar dy herë të ironizojë “spiunimin“ e kundërshtarëve, duke shpërndarë një foto të tyre në një postim në rrjetin social “Instagram”. Gjithashtu Longo shkruan se do t’ua kthejë vizitën dhe do të ndjekë me po aq vëmendje stërvitjet e Dinamos.

“Është një kënaqësi e madhe për mua që i gjithë stafi teknik dhe drejtues i Dinamos ndjek stërvitjen tonë. Natyrisht që për pak ditë do të jemi kundërshtarë është thjesht një rastësi! Shpresoj të vazhdoj të jem frymëzim. Në këtë pikë, të mos bësh të njëjtën gjë do të ishte një akt vrazhdësie, ndaj do ta kthej vizitën dhe do të ndjek me kujdes stërvitjen e tyre”, shkruan Diego Longo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online