VIDEO/ Xhaka kthehet me asist te Arsenali, “topçinjtë” marrin duartrokitjet e Vengerit me përmbysjen e sotme

Arsenali konfirmon formën fantastike që po kalon këtë sezon edhe pas ndërprerjes së gjatë për shkak të zhvillimit të Kupës së Botës. “Topçinjtë” kanë marrë një tjetër fitore në kampionat, këtë herë kundër Uest Hemit. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh në minutën e 27, kur Benrahma u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Uest Hemit, por Arsenali tregoi forcën e tij në fraksionin e dytë të lojës. Bukajo Saka ktheu baraspeshën në minutën e 53-të, ndërsa 5 minuta më vonë ishte Martineli ai që përmbysi rezultatin. Protagonist në golin e dytë ishte edhe Granit Xhaka, i cili kthehet me asist në Londër.

Një gol ky që ka marrë edhe duartrokitjet e Arsen Vengerit, i cili për herë të parë që kur la drejtimin e skuadrës ndodhej në tribunë për t’i ndjekut nga afër. Ndërkohë, Arsenali nuk mjaftohet me 2 gola, por shënon edhe të tretin në minutën e 69 të takimit me anë të Nketiasë.  Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shkon në kuotën e 40 pikëve, 7 më shumë nga Njukastëlli i vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online