Menaxheri i Benzemasë publikon videon për t’i mbyllur gojën Deshampit: Pse i kërkove të largohej kaq shpejt?

Fituesi i Topit të Artë mungoi në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar. Një dëmtim i pësuar gjatë grumbullimit me Francën bëri që Deshamp të dërgonte Benzemanë në shtëpi për të mos e thërritur më përgjatë kompeticionit. Raportet mes tyre janë thyer sërish, ndërsa tashmë në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe menaxheri i sulmuesit të Realit të Madridit.

Karim Xhaziri ka publikuar në llogarinë e tij në “Twitter“ një video që tregon shkallën e dëmtimit të Benzemasë, si për të mbyllur gojën e Deshpampit në lidhje me gjendjen fizike të klientit të tij. Ai gjithashtu konfirmon se është konsultuar me 3 mjekë të ndryshëm dhe e kanë siguruar se 35-vjeçari do të ishte gati për fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

“Përpara kësaj jam konsultuar me tre specialistë, të cilët konfirmojnë diagnozën që Karim Benzema do të ishte në gjendjen e duhur fizike për fazën e 1/8-ve. Të paktën të ishte në stol! Pse i kërkove të largohej kaq shpejt?“, ka shkruar Karim Xhaziri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online