VIDEO/ Xhaka godet me shkel kundërshtarin dhe nuk ndëshkohet me karton të kuq, plas debati në rrjet

Granit Xhaka ka shkaktuar një debat të gjerë me veprimin e tij në ndeshjen Zvicër-Kanada. Mesfushori shqiptar ishte nisur të godiste me shpejtësi topin, por lojtari kanadez e lëvizi sferën nga pozicioni ku ndodhej.

Kështu, shënjestra e Xhakës ndryshoi dhe shkelmi i tij gjeti këmbën e Larinit. Pavarësisht goditjes, Graniti nuk u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes. Ky vendim ka shkaktuar një debat në rrjet, teksa një pjesë mendojnë se lojtari shqiptar duhej ndëshkuar ne karton të kuq./Sport Ekspres/