Kanadaja humbet por kalon për herë të parë grupet, Bosnja pret me ankth për të shkruar historinë

Grupi B ka marrë pamjen e tij përfundimtare. Zvica ka mposhturn Kanadanë me shifrat 2-1 dhe e ka përfunduar grupin në vendin e parë. Por pavarësisht humbjes, edhe Kanadaja ka siguruar një biletë për fazën me eleminim të drejtpërdrejtë. Kanadaja u rendit e dyta në grup, duke siguruar kështu kualifikimin për herë të parë në historinë e saj.

Ndërkohë në krahun tjetër Bosnja ka mposhtur Katarin me shifrat 3-1. Kjo fitore e rendit skuadrën ballkanike në vendin e 3-të në grupin B me 4 pikë të grumbulluara. Tashmë boshnjakët do të presin me ankth përfundimin e të gjitha ndeshjeve në grupet e tjera, për t? mësuar nëse do të kualifikohet më tej si një prej ekipeve më të mira të renditura në vendin e 3-të./Sport Ekspres/