Kosova ka befasuar Zvicrën në “Fadil Vokrri“. Megjithëse helvetët ishin favoritë në letër, Xhaka e Shaqiri janë larguar pa fitore nga Prishtina. Zviceranët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 14 të takimit, duke dhënë sinjale se ndeshja për të do të ishte një formalitet.
Vedat Muriqi vendosi baraspeshën në minutën 65, por në të 79-n ishte sërish Frojleri ai që i dha epërsinë Zvicrës. Kur të gjithë prisnin vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, Vedat Muriqi shtangu helvetët. “Pirati” bën rolin e heroit në minutën e 94-t, kur shkund rrjetën për të dytën herë dhe i fikson shifrat në 2-2. Kosova shkon kështu në kuotën e 4 pikëve në grupin I./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Goal! | Vedat Muriqi | ?? Kosovo 2-2 Switzerland ??pic.twitter.com/bgRqqKyvcX
— FootColic ?? (@FootColic) September 9, 2023