Golden State Warriors kanë pësuar humbjen e dytë radhazi, teksa këtë herë ndaj tyre ka triumfuar Orlando Magic me rezultatin 103-96. Për kampionët në fuqi mungonte Kevin Durant, ndërkohë që Stephen Curry u ndal në kuotën e 33 pikëve. DeMarcus Cousins dhe Klay Thompson shënuan nga 21 pikë, për te Orlando Magic ishin më të motivuar dhe në periodën e fundit arritën të përmbysnin gjithçka dhe të fitonin.
James Harden ishte fenomenal në fitoren 121-118 që Houston Rockets mori kundër Miami Heat. Ai arriti të shënonte 58 pikë, ndërkohë që edhe asistoi 10 herë dhe rikuperoi 8 topa. Rockets ishin në disavantazh pas tre periodave të para dhe në fund arritën ta kthenin rezultatin në favor, duke shënuar 15 pikë më shumë se kundërshtari në periodën e katërt.
Bojan Bogdanoviç, autor i 37 pikëve, udhëhoqi Indiana Pacers në triumfin 122-115 ndaj Minnesota Timberwolves. Karl-Anthony Towns (42 pikë, 4 asiste, 14 top atë rikuperuar) ishte në superformë, por nuk ia doli të shmangte dot humbjen e skuadrës së tij. Interesante ishte përballja Denver Nuggets-Utah Jazz, që u fitua nga këta të fundit me shifrat 104-111.
Oklahoma City Thunder u mund nga Philadelphia 76ers me rezultatin 104-108, ndërkohë që Russell Westbrook u rikthye të regjistronte “triple-double”: 23 pikë, 11 asiste e 11 rikuperime. Në krahun tjetër spikatën Tobias Harris (32 pikë) dhe Ben Simmons (11 pikë, 11 asiste, 13 rikuperime).
Indiana Pacers-Minnesota Timberwolves 122-115
Orlando Magic-Golden State Warriors 103-96
New York Knicks-Cleveland Cavaliers 118-125
Houston Rockets-Miami Heat 121-118
Oklahoma City Thunder-Philadelphia 76ers 104-108
Denver Nuggets-Utah Jazz 104-111