VIDEO/ Vrioni shpërthen me fanellën bardhezi, gol dhe asist për t’i dhuruar fitoren Juventusit

Xhakomo Vrioni ka qenë protagonist ditën e sotme te Juventusi. Sulmuesi shqiptar ka shpërthyer me fanellën bardhezi, duke tundur rrjetën dhe ka dhuruar një asist për t’i dhuruar fitoren ekipit të 23-vjeçarëve. Juventus U23 ka mposhtur me shifrat 2-0 skuadrën e Grosetos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 të kampionatit të Serie C.

Pak minuta pasi nis pjesa e dytë, Xhakomo Vrioni zhbllkon shifrat e takimit. Një top harkohet në zonë nga një goditje nga këndi dhe aty lojtari i Shpresave kuqezi devijon për ta ndalur më pas në rrjetë. Ndërkohë vetëm 5 minuta më vonë jep sërish kontributin e tij, teksa dhuron asistin për Rafia, i cili dyfishon shifrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online