Intervistat/ Sherri i dhuroi golin, Ibraimi zbulon sekretin për portierin e Laçit: E kishim analizuar, ka qejf të mbajë topin

Kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit të javës së 4-t të Kategorisë Superiore. Kukësi ka marrë fitoren e parë përballë Laçit, ku vendosi ai gol i ibraimit, i cili tund për herë të parë rrjetën me fanellën e verilindorëve. Ndërkohë në Durrës nuk ka pasur fitues. Vllaznia ka barazuar me shifrat 0-0 kundër Teutës pas 3 fitoreve rresht në kampionat. Pas përfundimit të takimeve, vetë protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për “Supersport”.

Ibraimi (Vllaznia): “Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi bërë edhe analizat e kundërshtarit. Edhe trajneri jonë i portierëve, por edhe Hallaçi tha se duhet të sulmojmë portierin. Kur kemi bërë analizat kemi parë që ai ka qejf ta mbajë topin në këmbë dhe mendoj se ia dolëm. Superiorja karakterizohet me futbollin slloven. jo vetëm për lojën e ashpër, por edhe stërvitjet janë të forta. Për lojtarët që janë me teknikë nuk diskutohet që kjo është një pjesë e rëndë, pasi ne duam ta kemi topin pak më tepër në këmbë. Duhet ngritur një lobim i agjentëve për të transferuar lojtarët e Kategorisë Superiore, sepse ka shumë potencial dhe mjaft talente kjo ligë. Duhet një lobim i përbashkët i gjithë agjentëve për të bërë të njëjtën siç ndodh edhe në Serbi apo Maqedoni. Liga e Shqipërisë është shumë më e fortë se ajo e Maqedonisë”.

Adili (Vllaznia): “Padyshim që më vjen keq për Shkëndijën. Mirëpo edhe ata si e kanë vendin bëjnë kuvendin. Kanë mjaft lojtarë të tyre që nuk i vlerësojnë aspak. Jo rastësisht janë këtu ku janë. E kemi edhe Ibraimin, i cili është lojtar i jashtëzakonshëm. Të njëjtën gjë e ka përjetuar edhe ai, nuk është vlerësuar maksimalisht. Kjo dëshmon që duhet t’i vlerësojnë më shumë futbollistët e tyre që të kenë sukses. Nëse nuk i vlerësojnë, atëherë jo nga Sileski, por edhe nga ndonjë ekip më i dobët do të eliminohen”.

Hallaçi (Kukësi): “Është e merituar fitorja, pavarësisht se ishte një gabim i portierit. Por ishte dhe presioni nga lojtarët. Ajo që më gëzon është se lojtarët po dëgjojnë çdo gjë që i themi ne si staf, po binden. Mos të harrojmë, unë i thashë lojtarëve: “Nuk është se do bëjmë një festë se fituam sot”. Nuk është hera e parë që fiton skuadra e Kukësit. Ne kemi fituar prej vitesh që të jemi te kreu. I urojmë shërim sa më të shpejtë profesorit. Kjo fitore i dedikohet profesor Gegës dhe skuadrës”.

Martini (Teuta): “Për ne normalisht që është humbje. Kemi humbur 2 pikë. Ekipet kur luajnë kundër nesh mbrohen me shumë forca mbrapa. Nuk po arrijmë të shënojmë dhe këtë duhet ta riparojmë. Përplasje me Lorenco Vilën? Është diçka mes klubit tonë. Ka pasur diçka të tillë. Ky ishte shkaku që nuk ishte i grumbulluar sot në ndeshje.”

Cungu (Laçi): “Kukësi nuk kishte shënuar akoma golin e parë në kampionat. Ia bëmë vetes, jo se na e bëri kundërshtari. Unë e di që ky ekip ka potencial për t’u rikthyer fuqishëm dhe do të rikthehet fuqishëm, nuk ka ku shkon. Akoma nuk kemi gjetur 11-shen e duhur. Ky është ngërçi momental. Por futbolli është edhe fat ndonjëherë. Pres më tepër nga lojtarët e ardhur. Kanë ardhur lojtarë të evidentuar në ekipet e tyre, por deri tani më vjen keq po nuk po japin atë që duhet. Kontributi i tyre do të jetë shumë domethënës për ne”.

Brdariç (Vllaznia): “E konsideroj një fitore këtë ndeshje. Tani jemi duke fluturuar, por duhet të jemi të përkulur. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Pritshmëritë për Vllazninë janë shtuar, por duhet të jemi të qetë dhe të heshtur. Të punojmë për objektivat tona. Sot ishte një luftë. Nuk ishte një lojë që më pëlqen ta luaj. Sot rëndësi kishte të luftonim se sa bukuria e lojës. Ne jemi një ekip. Punojmë të gjithë bashkë. Nuk jemi të ndarë”./Halit Dellibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online