VIDEO/ “Vrasësi“ Ramos! Kapiteni i Realit ka statistika sulmuesi, feston golin e 100 me fanellën e “galaktikëve“

Serxho Ramos e ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit. Një karrierë e mbushur me trofe dhe sukses, por uria nuk ka përfunduar ende për 34-vjeçarin. Një vend në këndin e legjendave e ka siguruar padyshim, teksa për vite me radhë ka qenë një digë për sulmuesët kundërshtar, por njëkohësisht edhe një “vrasës“ në zonën rivale.

Një mbrojtës me statistika sulmuesi është ky lojtar, që nuk ndalet së shënuari. Një gjë të tilë e ka bërë edhe sot, në sfidën e vlefshme për Champions League kundër Interit, ku ka festuar golin e tij të 100 me fanellën e Realit të Madridit. Një shifër vërtetë e lartë kjo për një mbrojtës, por për Ramosin duket se vetëm qielli është limiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/_fedesantacruz/status/1323731481521541130

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online