VIDEO/ Spektakël në Madrid! Hakimi i fal gol ish-ekipit, Barela “show” me asist me thembër

Ashtu siç pritej, supersfida mes Realit të Madridit dhe interit ka rezervuar spektakël në këto 45 minuta të para të luajtura në kryeqytetin spanjoll. Ndeshja hapet me një gol të Karim Benzema, që asistin e merr nga… Hakimi. Anësori i zikaltërve gabon me kthimin pas të topit duke i dhuruar një pasim perfekt francezit, që përballë Handanoviç nuk e ka të vështirë të tundë rrjetën.

Më pas ishte kapiteni Ramos ai që shënjestron portën e Interit, ku me një gjuajtje me kokë gjatë një goditje nga këndi i dyfishon shifrat. Por kundërpërgjigja nuk vonon. Vetëm 2 minuta më pas Martinez ngushton shifrat në 2-1. Një gol që merr jetë nga “arti” i Barelas. Futbollisti i Interit dhuron “show”, teksa jep një asist me thembër për “demin” Martinez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/TheRonaldoVoice/status/1323723968667357185

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online