VIDEO/ Vllaznia zgjon ëndrrat e një qyteti, tifozët shpërthejnë në festë me Brdariç dhe lojtarët pas ndeshjes

Vitet e vështira janë hedhur pas krahëve këtë sezon dhe Vllaznia ka zgjuar përsëri ëndrrat e një qyteti që jeton me futbollin. Kuqeblutë kanë mposhtur edhe të vetmit që nuk njihnin humbje, Teutën, duke u shkëputur kështu me 9 pikë diferencë në krye të tabelës së renditjes. Rezultatet fantastike dhe loja e bukur që ka prodhuar skuadra shkodrane kanë sjellë sërish gëzimin te tifozët, të cilët pavarësisht pandemisë, nuk e kanë braktisur për asnjë moment klubin e zemrës.

Ndonëse nuk lejohen në shkallët e stadiumit, tifozët e Vllaznisë janë grumbulluar jashtë “Loro Boriçit”, ku kanë pritur trajnerin Brdariç dhe ekipin për të festuar së bashku. Trajneri kroato-gjerman është pushtuar nga kërkesat për fotografi me simpatizantët e Vllaznisë, ndërsa më pas i ka lënë vendin njeriut që vendosi ndeshjen, Ardit Hoxhajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online