Vllaznia i ka mërzitur futbollit Besës së Kavajës. Asnjë nënkuptim, por një fitore e thellë për t’i dërguar shifrat në 9-0. Shkodranët kanë shkëlqyer në fushën e blertë teksa katër gola i shënoi i vetëm Aralica. Ndërkohë lista u plotësua me Latifin, Kalaja, Kaina dhe dopietën e Mustedanagic.
Për më tepër futbollistët e Vllaznisë tentonin shpeshherë që të bënin gola spektakolarë, duke provuar mënyra të ndryshme për të shënuar në këtë miqësore. Një shfryrje e mllëfit pas humbjes së Superkupës dhe sinjal i qartë për rivalët në Superiore, ishte fitore tipike gjermane, pa mëshirë. /Sport Ekspres/