Ardit Krymi është rikthyer në shtëpi. Mesfushori shqiptar provoi veten në Bjellorusi, ku për një vit mbajti të veshur fanellën e Shakhtjor Soligorskit. Lojtari 27-vjeçar ka vendosur të largohet nga kampionati bjellorus dhe pasditen e djeshme u zyrtarizuar në klubin ku e nisi rrugëtimin e tij në futboll, te Vllaznia.
Klubi kuqeblu ka shpërndarë sot një video mirëseardhjeje për Krymin. Në videon e shpërndarë në faqen zyrtare të Vllaznisë në “Facebook”, shihet Krymi teksa hyn në ambientet e “Loro Boriçit”. Pasi sheh nga lart stërvitjen e skuadrës, mesfushori zbret në fushën e blertë për t’ju bashkuar edhe ai shokëve të ekipit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/