“Tare kishte keqkuptime me Sarrin, kam ndërhyrë 3 herë”, presidenti i Lacios sqaron largimin e Iglit: Një mik i madh dhe një njeri i biznesit

Igli Tare u largua pas 18 viteve nga Lacio. Ish-sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në rolin e drejtorit sportiv, duke krijuar një ekip mjaft konkurues për bardhekaltrit. Klaudio Lotito ka sqaruar për “Corriere dello Sport” edhe largimin e Tares. Presidenti i Lacios ka thënë se mes drejtorit sportiv shqiptar dhe Sarrit ka pasur keqkuptime, ndërsa vendimi për t’i dhënë fund bashkëpunimit me bardhekaltrit ka qenë i vetë Igli Tares.

“Unë nuk e braktisa, ai u largua dhe më erdhi keq në nivel personal, njerëzor. Tetëmbëdhjetë vjet së bashku, një mik i madh dhe një njeri i biznesit. Një ditë ai telefonoi dhe më tha se donte të largohej dhe se ishte mirënjohës për gjithçka që i kisha dhënë. Ka pasur keqkuptime mes Sarrit dhe Iglit, i pari fundamentalist, i dyti i ngurtë. Më është dashur të ndërhyja tre herë”, ka deklaruar Klaudio Lotito./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online