VIDEO/ Vllaznia e nis me festë “Abissnet Superiore“-n, kuqeblutë shkëlqejnë ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore”-s ka nisur me festë për Vllazninë. Kuqeblutë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Kukësin në “Loro Boriçi”. Shkodranët zhbllokuan shifrat në minutën e 17, kur Stojanoviçi shkundi rrjetën me një goditje me kokë.

Kukësi reagoi në minutën e 24-t me anë të La Torres. Sulmuesi peruan tregoi në ndeshjen e sotme se është një transferim i gjetur i Kukësit, por fatkeqësisht festa e tij zgjat vetëm 5 minuta. Vllaznia fiton të drejtën e një 11 metërshi, nga ku Bekim Balaj lëshon një predhë të vërtetë që ishte e pamundur të pritej nga Tafasi.

Kuqeblutë nuk janë ndalur me kaq, teksa në fillimin e pjesës së dytë gjejnë përsëri rrugën e rrjetës. Këtë herë ishte Boshnjaku ai që me një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone i çon shifrat në 3-1. Kukësi gjeti sërish rrugën e rrjetës, megjithatë arbitri sinjalizoi për pozicion jashtë loje dhe goli ishte i parregullt. Kështu, rezultati përfundimtar mbate shifrat 3-1 në favor të Vllaznisë, e cila shkëlqen në ndeshjen hapëse të sezonit të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *