VIDEO/ Vllaznia dominon Tiranën dhe i tregon forcën në shtëpi, bardheblutë i gëzohen barazimit

Live, Tirana-Vllaznia 0-0

Ka përfunduar në barazim 0-0 përballja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë. Klasikja e kampionatit shqiptar nuk ka zhgënjyer të dhurojë emocione për tifozët. Shkodranët kanë dominuar udhëheqësit e “Abissnet Superiores” në kryeqytet, por në fund ishte vetëm goli ai që i mungoi.

Pjesa e parë e takimit ka folur e gjitha për kuqeblutë, të cilët jo pak herë kanë rrezikuar portën e Bekajt. Tirana e nis pjesën e dytë të lojës me një gol të Redon Xhixhës, por gjyqtari anësor ngre lart flamurin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje. Vllaznia tregon dhembët edhe në pjesën e dytë, duke mos u dorëzuar për asnjë moment, por në fund nuk mundi të shijonte një gol.

Trajneri Shehi në fund mund ti gëzohet një barazimi në këtë sfidë, ku shkodranët i tregojnë forcën dhe i lënë të kuptojet se rruga drejt titullit kampion nuk ka për të qenë aspak e lehtë për Tiranën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Totre, Limaj, Toli; Seferi, Hoti, Xhixha

Vllaznia: Zogovic; Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Kruja, Da Silva, Latifi; Aralica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online