Vllaznia dhe Teuta janë në garë deri në javën e fundit sa i përket titullit kampion duke qenë më afër triumfit se Partizani dhe Laçi. Për të mbërritur te trofeu, shkodranët duhet të fitojnë me një gol më shumë ndaj kurbinasve sesa fitorja e Teutës ndaj Apolonisë.
I ftuar në “Supersport” ishte edhe trajneri i Vllaznisë, Brdaric. Kur i është kërkuar që të këndojë shqip, tekniku është shprehur se do ta plotësojë këtë dëshirë kur të shpallen kampion. Megjithatë nuk ngurron të jap pak performancë si një tifoz i ekipit shkodran. /Sport Ekspres/