VIDEO/ “Vlerësim i madh nga ana e UEFA-s”, Armand Duka i dorëzon trofeun e Champions League-s Barcelonës

Kreu i FSHF-së ishte i pranishëm ditën e sotme në Rigë të Letonisë, ku ka dorëzuar trofeun e Futsal Champions League-s. Barcelona ka mposhtur me rezultatin 4-0 Sportingun e Lisbonës, duke siguruar kështu trofeun më të rëndësishëm për klube në futbollin e sallës. Medaljet janë dorëzuar te lojtarët nga dora e Armand Dukës, i cili është përzgjedhur nga UEFA si anëtar i Komiteti Ekzekutiv për të pasur këtë nder të veçant dhe për të kurorëzuar fituesit e kësaj finaleje të rëndësishme.

“Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë edhe të anëtarit të KE-së së UEFA-s ka qenë sot i pranishëm në finale e Futsal Champions League midis Barcelonës dhe Sportingut. Ndeshja e luajtur në Riga të Letonisë u fitua nga Barcelona me rezultatin 4-0 pas një loje plot spektakël nga të dyja skuadrat.

Në përfundim të sfidës Presidenti Duka i ka dorëzuar trofeun dhe medaljet kampionëve të rinj të Europës në futsal në ceremoninë e organizuar nga UEFA. Kjo është hera e parë që Presidenti i FSHF-së jep një trofe kaq të rëndësishëm për futbollin europian, një vlerësim i madh nga ana e UEFA-s”, ka njoftuar FSHF-ja në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online