VIDEO/ Vjen goli i parë në Bundesligë! E kush tjetër? “Adoleshenti magjik” është “vaksina” e Dortmundit

Nga Klaudio Ndreca

E si mund të ndodhte ndryshe? Vjen goli i parë në Bundesligën e rinisur pas Koronavirusit dhe autori është një dhe i vetëm: “Erling Haland”.

Sulmuesi norvegjez i është shkëputur bukur nga markimi mbrojtësit të Shalkes, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke e bërë që të duket aq e thjeshtë. Një aksion për t’u duartrokitur ishte nga Dortmundi në atë rast, që pas disa kombinimeve të bukura u finalizua nga Haland.

Vetëm 19-vjeç, por norvegjezi njihet ndryshe edhe si “fëmija i rritur përpara kohe”. Rolin e protagonistit e ka marrë në mënyrë të menjëhershme edhe te Dortmundi, duke mos iu nevojitur aspak kohë për t’u përshtatur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *