Flamurtari dhe Skënderbeu do të mbyllin javën e katërt të Kategorisë Superiore. Dy skuadrat e sipërpërmendura kanë bërë mirë këtë fillim sezoni, pasi ndodhem me plot meritë në kreun e klasifikimit. Me nga 7 pikë në 3 ndeshjet e para, asnjëra nga ekipet nuk e ka provuar shijen e humbjes.
Korçarët, edhe pse me shumë ndryshime sërish janë konfirmuar si një skuadër e fortë dhe që do të provojnë të mbrojnë titullin. Në anën tjetër, vlonjate kanë mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe këtë sezon duket se janë gati për të bërë atë hapin që të gjithë në Vlorë e presin. Kuqezinjtë ende nuk e kanë pësuar golin e parë për këtë sezon.
Luhet për kreun e klasifikimit, por në përgjithësi këto dy skuadra në përballjet mes tyre kanë prodhuar gjithnjë rivalitet dhe spektakël. Edhe sot pritet që të jetë një ndeshje po aq e luftuar dhe me emocion sa në të shkuarën, aq më tepër që luhet për vendin e parë.
Vangjeli, Radas dhe Krasniqi kanë qenë në diskuti deri para ndeshjes për ktëtë sfidë, por në fund për të tre lojtarët morën konfirmimin nga stafi mjekësor që mund të luanin.
PJESA E PARË
Mbyllet pjesa e parë në Vlorë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut me rrjeta të paprekura. Një barazim 0-0 i përligjur nga loja në 45 minuta e para, kjo për shkak se skuadrat ishin disi të ndrojtura për të rrezikuar seriozisht portat kundërshtare. Koliçi nuk kishte shumë punë në këtë pjesë të parë, ndërsa portieri mik u vu në provë pak minuta pata se të mbyllje pjesa e parë.
Nëse në 10 minuta e para ishin vendasit që morën më shumë iniciativë, më pas ishim korccarët që provuan të rrezikonin, por pa mundur që të krijonin një rast të rrezikshëm. Shkëndija e parë e rrezikshme erdhi nga Bushiç, i cili rrezikoi me një të djathtë nga brenda zone, por “gardiani” i kampionëve në fuqi ishte i pozicionuar mirë, duke mbajtur rrjetën e tij të paprekur.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E hënë, më 17 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
FLAMURTARI 0–1 SKËNDERBEU
Shënues: Krasniqi 73
GOLI
73’ – Krasniqi nuk gabon nga brenda zone, duke shfrytëzuar më së miri një rrëmujë në zonën vlonjate.
DIREKT
64′ – Koliçi është vendimtar me ndërhyrjne e tij, pas një tentative të Vangjelit.
48′ – Skuadra e Skënderbeut nuk shfrytëzon një moment paniku në zonën vlonjate.
43′ – Bushiç provon me të djathtën nga brenda zone, por Teqja tregohet vendimtar me pritjen e tij.
41′ – Kotobelli provon që të ngacmojë me një goditje të befasishme nga distanca, por pa rezultat.
39’ – Gripshi rrëzohet në zonën e Flamurtarit. Gjyqtari e konsideron simulim dhe e ndëshkon edhe me karton të verdhë.
29′ – Muzaka provon që të rrezikojë, por mbyll Pollozhani saktësisht.
16’ – Pas një ekzekutimi të një goditej nga këndi, korçarët provojnë që të befasojnë me një skemë. Bregu, nga pas shpine tenton një goditje, por topi devijohet dhe shkon sërish në këndore.
10‘ – Torasa këtë herë është ai që harkon nga këndi, bathja provon të godasë, por gjyqtari akordon një ndërhyrje të parregullt nga ana e mesfushorit të Flamurtarit.
7’ – Pas harkimit nga këndi të Bathës, Sirgi gjen topin, por jo portën.
2’ – Gripshi provon të krijojë një situatë të rrezikshme përmes një goditje dënimi, por harkimi i tij është i ulët dhe largon mbrojtja vendase.
1′ – NIS NDESHJA!
Atmosferë festive në stadiumin e mbushur të Flamurtarit. Fishekzjarre para nisjes së ndeshjes.
FORMACIONET
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hysein (Mustafa 69′,Veliu 83′), Torasa, Musta (Alvesh 66′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Beqaj, Ymeraj, Useini.
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Sambou, Aliti, Dita (Demte 61′), Muzaka, Lulaj, Gripshi, Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 78′). Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Fili, Maraj, pëllumbi, Guindo.
Kartonë të verdhë : Kotobelli 47’/Dita 21′, Gripshi 39′
Gjyqtarë: A. Koçi, D. Rexha, H. Lisaku, F. Lamaj; Pas porte: O. Kuka, K. Shahini.
Delegat: A. Tafaj; Vëzhgues: S. Velçani