Megjithëse vitet kalojnë, klasi në këmbët e një lojtari mbetet po aty. Një gjë të tillë po e tregojnë dita-ditës emra të mëdhenj të futbollit, të cilët vazhdojnë të dhurojnë momente të bukura në fushë pavarësisht viteve që kanë mbi supe. Një prej tyre është edhe Santi Cazorla. Ish-lojtari i Kombëtares së Spanjës ka vendosur t’i kalojë vitet e fundit të karrierës së tij në Katar, atje ku ka veshur fanellën e Al Sadd.
Në ndeshjen e fundit të luajtur me skuadrën e tij, Cazorla tregon klasin e tij me mënyrën e ekzekutimit të një 11 metërshi. Panenka e famshme vjen nga e majta e tij, por këtë herë më e veçantë se zakonisht. Kjo pasi prekja e lehtë e bën topin të trokasë përsëri në fushë ende pa kaluar vijën fatale, duke ia shtuar më tepër bukurinë këtij goli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
This Santi Cazorla panenka bounced before it went over the line ? pic.twitter.com/JwwHuZUTjg
— ESPN FC (@ESPNFC) April 5, 2021