Armando Broja ka gjetur formën e tij më të mirë te Viteshe, e cila duket se ka gjetur goleadorin e ri. Sulmuesi shqiptar ka bindur trajnerin për vendin e titullarit dhe me golat e tij tashmë po bind edhe gjithë tifozët për aftësitë e tij. Një gol dhe një asist mbajnë autorësinë e tij në ndeshjen e sotme mes Emen dhe Viteshe, e mbyllur me shifrat 1-4.
Që në minutën e 9, talenti 19-vjeçar jep një asist brenda zone për Tanane, që e dërgon topin në rrjetë. Por vetëm pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë, ishte ky i fundit që i ktheu nderin lojtarit shqiptar me asistin e tij. Broja më pas me një diagonale tund rrjetën kundërshtare, duke i dërguar shifrat në 0-3. Në këto kushte, dukej se tre pikët ishin të siguruara tashmë dhe fitorja mbante firmën e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
Armando Broja shkon kështu në kuotën e 6 golave me verdhezinjtë e Viteshes në vetëm 13 paraqitje në fushë me ta. E nëse kampionati mbyllet me ritme të tilla, atëherë nuk do të ishte çudi nëse sezonin e ardhshëm do e shihnim të luante më fanellën e Çelsit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Broja now has a goal as well! Great stuff from the 19-year-old. ? pic.twitter.com/cpcqRrdFt6 https://t.co/9tQZ6Vu08y
— The Chelsea Spot (@TheChelseaSpot) January 16, 2021