Kanë përfunduar edhe dy çerekfinalet e fundit të Ligës së Kampionëve. Vijareali vazhdon të bëjë surprizë këtë sezon. Unai Emeri duket se e ka gjetur recetën se si të mposhtë klubet e mëdha. Pas Juventusit, sot ishte radha e Bajernit të Mynihut. “Nëndetësja e verdhë” ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 bavarezët. Takimi u vendos nga ai gol i herët i Danjumës, i cili e kalon topin pas shpinës së Nojerit në minutën e 8.
Ndërkohë në “Stamford Brixh” ka mjaftuar vetëm Karim Benzema për të dërguar Realin e Madridit me një këmbë në gjysmëfinale. Ndeshja kundër Çelsit ka përfunduar me rezultatin 1-3, ku heroi i ekipit të Ançelotit ishte pa dyshim sulmuesi francez. Benzema shënoi fillimisht në minutën e 21-të, ndërsa 3 minuta më vonë dyfishoi shifrat. Havertc ngushton shifrat në minutën e 40, por do të ishte përsëri Benzema ai që pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë përfiton nga një pasim i gabuar i portierit dhe e dërgon topin në rrjetën e zbrazët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Look at this Benzema goal LMMAAOOOOO I refuse to believe ppl actually thought Mendy was one of the best gks itw pic.twitter.com/wdwA9pcE6O
— Löçky (@somaIiba) April 6, 2022