Duhet të presim ende për të parë golin e parë të Armando Brojës në “Premier League”. Sulmuesit shqiptar nuk po i besohet ende vendi i titullarit në elitën e futbollit anglez. Më shumë sesa për aftësi krahasuar me të tjerët, bëhet fjalë për sjelljen e Brojës.
Lojtari i Shqipërisë i merr disi lehtë përballjet dhe nuk motivohet njësoj në çdo takim. Kjo ka acaruar edhe trajnerin i Southampton, që nga ana tjetër nuk ka fshehur kurrë vlerat e këtij “thesari”. Në ditën e sotme Broja u aktivizua në minutën e 64 ndaj Ëolves, në humbjen me shifrat 0-1. Megjithëse e kishte të pamundur për të ndryshuar fatin e takimit, shikuesit kanë vëzhguar edhe njëherë tjetër shpejtësinë e këtij lojtari. /Sport Ekspres/
ARMANDO BROJA IS RAPID ? pic.twitter.com/vM3QCtXY9r
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) September 26, 2021