VIDEO/ Vetëm tre minuta në fushë! Shihni sesi kthehet Kristiano Ronaldo, shënon për Juventusin

Kristiano Ronaldo kthehet menjëherë duke festuar te Juventusi. Sulmuesi portugez ishte në pankinë në fillimin e përballjes kundër Spezias ndërsa kishte shumë ditë jashtë bardhezinjëve për shkakun e infiktimit nga pandemia.

Dëshira e madhe për të qënë kundër Barcelonës nuk do të realizohej, ndërsa tamponi i tij do të rezultonte sërish pozitiv në testimin e fundit përpara sfidës së madhe. Ndërkohë i gjendur në stol kundër Spezias, sulmuesi u aktivizua në minutën e 56 të ndeshjes.

Vetëm tre minuta në fushën e lojës dhe menjëherë duke shënuar për t’i dhënë avantazhin Juventusit. Kampionët e Italisë janë duke kryesuar me shifrat 1-3, teksa në minutën e 67 trefishimi i shifrave do të vinte nga Rabiot. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online