VIDEO/ I zuri vendin Imobiles, Vedat Muriqi i gëzohet një “gjysmë-asistimi” në aksionin model

Vedat Muriqi e ka nisur për herë të parë si titullar te Lacio në ndeshjen e sotme kundër Torinos. Kjo përballje po vazhdon ende në shifrat 2-2, ndërsa trajneri Inzaghi i krijoi hapësirën për të lënë Imobilen në stol.

Megjithatë Muriqi duket se ende nuk është përshtatur me kryeqytetasit italian, teksa nuk e ka gjetur ende golin e parë në kampionat. Por në realizimin e Lacios që do të ishte më saktësisht goli i parë, një meritë e madhe i takon sulmuesit shqiptar.

Si një gjysmë asistimi Muriqi ka kuptuar bukur aksionin dhe ka lëvizur për të marrë krahun e majtë, atje ku pas një pasimi të menjëhershëm, Patric do të shërbente Pereiran. Ndërkohë në pjesën e dytë Inzagi zgjodhi që të ulte Muriqin në stol në minutën e 56 për të aktivizuar Imobilen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online