Ekipi i Valencias është duke zhvilluar përgatitjet për sezonin e rij. Në krye të pankinës është emëruar Xhenaro Gatuzo, i cili synon të sjellë skuadrën në nivelet më të larta të futbollit spanjoll. E për të mbërritur në atë pikë nevojitet vetëm punë.
Lojtarëve u janë dashur vetëm pak ditë për të kuptuar se çdo të thotë të jesh nën urdhërat e trajnerit italian. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale futbollistët shihen të rraskapitur dhe me zor u mbajnë këmbët. Shumë prej tyre shtrihen në fushë për të rekuperuar sado pak energji, por duket se një veprmi i tillë nuk i pëlqen Gatuzos, i cili i rikthen përsëri në ritmin e stërvitjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
It’s no joke, Rino has literally run them into the ground after a day of training ? #Gattuso [? @Valencia_lover]
— Italian Football News ?? (@footitalia1) July 7, 2022