E bujshme/ Tomas Strakosha pranë arritjes më të madhe në karrierë, afër firmës me Machester United-in

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. Tomas Strakosha është pranë arritjes më të madhe në karrierën e tij si futbollist. Portieri shqiptar la Lazion si një lojtar i lirë për të vijuar karrierën në Premier League. Geoff Peters bën me dije se Manchester United po negociojnë për të arritur marrëveshjen me gardianin 27-vjeçar.

“Manchester United është afër një marrëveshjeje për portierin Thomas Strakosha. 27-vjeçari shqiptar është në dispozicion si transferim i lirë pas largimit nga Lazio. Fulhami ishte i etur dhe u pyet, por në vend të tij ata do të nënshkruajnë Bernd Lenon nga Arsenali”, shkruan në llogarinë e tij në “Tëitter”  gazetari dhe komentatori Geoff Peters./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online