VIDEO/ Vetëm një gjuajtje në portë për Napolin, Granada vazhdon përrallën që nisi nga Shqipëria

Në Durrës do të niste përralla e bukur europiane për Granadën, që në shtator eliminon Teutën turin e kualifikueseve për Europa League. E që nga ai moment, skuadra spanjolle do të njihte vetëm suksese në këtë kompeticion, ku është duke shkruar historinë e saj. Kjo është aventura e parë në një kompeticion europian për këtë klub, që po di sit ë shkojë larg edhe në debutim.

Shorti e përballi në fazën e 1/16-ve me një emër të madh si Napoli, por te Granada nuk u dorëzuan dhe sot morën një fitore të rëndësishme 2-0. Herrera tund rrjetën në minutën e 19, ndërsa vetëm 120 sekonda më pas ishte Kenedi ai që dyfishoi shifrat. Të kaltrit e Gatuzos nuk arritën të ishin kërcënues për portën kundërshtare, teksa e shënjestruan vetëm 1 herë kuadratin brenda 90 minutave. Një rezultat i tillë e bën të vështirë kualifikimin për Napolin, por në krahun tjetër jep shpresa të mëdha për Granadën që të vazhdojnë këtë përrallë të bukur që kanë nisur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online