Na ishte dikur Lirim Kastrati, sulmuesi shqiptar humb shijen e golit me Dinamon e Zagrabit

Dikur ishte një nga më të mirët e kampionatit kroat, por ajo periudhë tashmë i përket vetëm së shkuarës. Shkëlqimi me Lokomotivën i ka lënë vendin zhgënjimit me Dinamon e Zagrebit. Lojtari shqiptar ende nuk ka arritur të kthehet në një titullar fiks në radhët e kampionëve të Kroacisë, ku numëron vetëm 8 ndeshje të nisura nga minuta e parë në kampionat, megjithëse jo të gjitha ka arritur ti përfundojë në fushën e lojës.

Sulmuesi dardan nuk u pa as sot të hynte në lojë kundër ekipit të Krasnodarit, me trajnerin e kroatëve që zgjedh të mos i besojë në këtë fazë delikate në Europa League. Por problemet nuk mbarojnë këtu me Kastratin, i cili që me kalimin në radhët e Dinamos së Zagrebit ka humbur shijen e golit. Vetëm 3 herë ka rritur të tundë rrjetën në këtë sezon, duke mos qenë aspak në nivelet që klubi apo edhe ai vetë priste përpara kalimit te gjigantët kroatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online