Lacio është rikthyer të luajë në Champions League pas 13 viteve mungesë. Viti 2007 ka qenë hera e fundit kur bardheklatrit dëgjonin himnin e kampionëve të luhej. Por italianëve u janë dashur vetëm 5 minuta në fushë për të provuar shijen e një goli në kompeticionin më madhor për klube, që aq shumë u kishte munguar.
Imobile ka tundur rrjetën e Borusias së Dortmundit, pas një gabimi të verdhezinjve nga ku u gjend i pambuluar në zonën e rreptësisë. Skuadra e Inzagit vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Serie A dhe duekt se nuk do të jetë një kalimtare as në Champions League, ku ka treguar dhëmbët pa nisur mirë loja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/livestream_103/status/1318630565084426240