Barcelona ka fituar bindshëm edhe në testin e tretë miqëosor të zhvilluar kundër Shtutgartit. Katalanasit triumfuan me shifrat 3-0, me golat e shënuar nga Depay, Demir dhe Puig. Më pak minuta ka patur këtë herë për Rei Manajn. Koeman ka vendosur ta aktivizojë në minutën e 78, duke i zënë vendin Depay-t.
Megjithatë sulmuesit shqiptar nuk i është dashur shumë kohë për të dhënë shkëndijat e tij në këtë takim. Vetëm dy minuta pasi është hedhur në fushë, Manaj kërcënon portën, por goditja e tij devijohet nga portieri në një goditje nga këndi. Futbollisti 24-vjeçar i shkon kështu shumë pranë golit të 5-të me Barcelonën, megjithëse këtë i mungoi fati dhe minutat e duhura për të lënë shenjën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/