VIDEO/ Vetëm 14 minuta nga debutimi dhe vjen me gol dhe asist! Calhanoglu i Interit, shihni predhën nga distanca

Interi e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin në Serinë A. Të paktën në këto minuta të para, teksa po kryesojnë në shifrat 2-0 ndaj Genoas. Nuk është kërkuar shumë kohë që të tundej rrjeta e kundërshtarëve të zikaltërve. Në minutën e 5 do të vinte krosimi fantastik i Calhangolu nga goditja e këndit. Skriniar dërgoi topin në cepin e rrjetës, për t’i dhënë avantazhin kampionëve të Italisë.

Por padyshim që vëmendja kryesore në këtë përballje dhe kampionat do të jetë te Calhangolu, njeriu që u afrua nga rivalët e përjetshëm të zikaltërve, Milani. Në minutën e 14 do vinte një predhë nga distanca e mesfushorit turk që shpalos të gjitha vlerat e tij. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online