VIDEO/ Kalon gjithë lojtarët me radhë dhe tund rrjetën, goli në Bundesligë që të kujton Maradonën

Një gol fantastik është shënuar ditën e sotme në Bundesligë. Bochum ka mposhtur 2-0 Mainzin, ndërsa në minutën e 21-të do të vinte një perlë nga Holtmann. Futbollisti gjerman ka zgjidhur gjithçka vetë, duke bërë një aksion të orkestruar të gjithin nga këmbët e tij.

Lojtari 26-vjeçar merr një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe prej aty kalon të gjithë lojtarët me radhë. Në momentin që ka depërtuar në brendësi të zonës e dërgon topin përtej vijës fatale. Një gol vërtetë i veçantë ky, i cili të kujton legjendën Maradona për mënyrën se si u realizua./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online