Qazim Laçi po përjeton formën më të mirë që kur është transferuar te Sparta Praha. Mesfushori shqiptar ka fituar vendin e titullarit dhe nëse vazhdon kështu, shumë shpejt do të marrë edhe shiritin e kapitenit. Pas tre asisteve, një super goli nga goditja e dënimit, mbërrin edhe një tjetër asist i veçantë.
Në ndeshjen e djeshme ku Sparta Praha barazoi 1-1 ndaj Teplice ishte Qazim Laçi që dhuroi asistin. Lojtari i Shqipërisë fitoi duelin në ajër me dy lojtarë kundërshtarë dhe më pas shoku i ekipit do ta dërgonte topin në rrjetë. Pavarësisht se është vetëm 1.73 i gjatë, Laçi arrin të mbizotërojë edhe ajrin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/