Florian Marku ka zbritur në ring për t’u përballur me Xhenkinsin në Njukastëll. Një pritje aspak miqësore ishte rezervuar për Xhenkins, teksa është shoqëruar me vërshëllima gjatë hyrjes së tij në ring.
Ndërkohë e kundërta vlen për Florian Markun, i cili ka pas vetes turmën e cila ka brohoritur vetëm emrin e tij. Sigurisht që nuk ka munguar as flamuri kuqezi, që valëvitet në duart e tifozëve shqitparë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/