Adrion Pajaziti shihet si i ylli i së ardhmes te Shqipëria U-21. Futbollisti që zotërohet nga Fulham është dërguar në huazim te Haugesaund, në elitën e Norvegjisë. Në këtë ekip, Pajaziti është kthyer me vend titullari në formacion.
Gjatë ndeshjes së djeshme kundër Viking, e humbur me shifrat 2-0, Adrioni tregoi pak nga cilësitë e tij. Në një moment Pajaziti ishte i pandalshëm në krah duke lënë pas vetes dy lojtarë kundërshtarë, megjithëse finalizimi i aksionit nuk ishte i saktë. Në bazë të informacioneve tona, mesfushori do të jetë pjesë e Shqipërisë A për ndeshjet e shtatorit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing