Media greke shkruan për historinë e pazakontë: Gerd Muller ia vodhi zemrën shërbëtorja e hotel Dajtit, prandaj nuk luajti kundër Shqipërisë

Mediat në Greqi kanë rikthyer në kujtesë historinë e Gerd Muller që lidhet ngushtësisht me Shqipërinë. Në vitin 1967, Gjermania do të vinte në Shqipëri për të luajtur në eliminatoret e Europianit. Të gjithë e dimë regjimin dhe kohën në të cilën ndodhej vendi ynë në ato vite, por gjermanët do të akomodoheshin në hotelin më të mirë në Shqipëri, hotel Dajti.

Aty Muller gjeti kundërshtarin e parë që nuk mundi ta driblonte dot kurrë. Një shërbëtore hoteli i vodhi zemrën, quhej Hojna. Një dashuri e pamundur për kohën në të cilën gjendej Shqipëria, ndërsa media greke, “Sport Time”, shkon më tej duke thënë: “Gjermania barazoi 0-0 me Shqipërinë. Romanca e Muller ka luajtur rol në këtë, nuk u përdor fare nga trajneri Shinn. Dhe kjo ishte jo pa kosto, pas këtij barazimi Gjermania mbeti pa Europian”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online