Tre pikë me sforco minimale dhe mes rrezikut që të pësonte gol. Reali i Madridit mposhti 1-0 Espanjolin, duke koleksionuar rezultatin e gjashtë pozitiv me radhë mes La Liga-s dhe Champions-it. Pavarësisht dominimit që zgjati për më tepër se një orë përballë një kundërshtari që nuk u dorëzua për asnjë moment, ndeshja në “Bernabeu” u vendos nga një gol i realizuar me të majtën nga Asensio.
Goli i parë i Asensios në kampionat, prej shkurtit 2018 dhe i pari përballë publikut madrilen prej nëntorit 2017, kur i realizonte dy herë Las Palmasit. Me suksesin e arritur, skuadra e Lopeteguit u ngjit përkohësisht në krye të renditjes së kampionatit.
Modric ?
Asensio ??
pic.twitter.com/YVfDQPNPyT— RM videos (@HamzaRMFC2) September 22, 2018
Reali tregoi se mbetet i fort për skuadrat e tjera spanjolle pavarësisht rotacionit në skuadër, ku Odriozola debutoi, Naço zëvendësoi Marselon, ndërsa mungonin Kros dhe Bejl, me Iskon që plotësonte treshen sulmuese, përkrah Asensios dhe Benzema.
Një menaxhim energjishë, duke vlerësuar kalendarin e ngjeshur, por me Realin që eviton hapa fals. Me fitoren e arritur, “Los Blancos” e shohin veten në klasifikim me një pikë më tepër se Barcelona, që do të luajë të dielën në mbrëmje ndaj Zhironës.