Vendimi më i tmerrshëm nga një arbitër në historinë e futbollit me siguri ka mbërritur sot në ndeshjen mes Arsenalit dhe Brighton. Ndeshja po vazhdon me shifrat 1-1, ndërsa situata skandaloze ka ndodhur në minutën e 49. Pas një faulli të lehtë të bërë nga Rice, ky i fundit e largon pak topin nga kundërshtari.
Lojtari i Brighton i kalon të gjitha limitet duke bërë një ndërhyrje si të ishte në MMA, për ta rrëzuar në tokë Rice, pa asnjë qëllim për të kapur topin dhe vetëm për të shfryrë inatin ndaj futbollistit të Arsenal. Kur të gjithë prisnin ngjyrën e kartonit për lojtarin e Brighton, arbitri i çudit të gjithë. Jo vetëm që nuk i jep karton futbollistit të Brighton, por i tregon kartonin e kuq Rice, që më herët e kishte një karton të verdhë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/