VIDEO/ “Vëllezër, nuk e prisnim këtë nga ju”! Tifozët e AEK thanë se Kosova është Shqipëri, në Serbi janë pa fjalë: Ata na ngulën thikën, tradhti…

Pak javë më parë tifozët e Olimpiakosit dolën krahë Serbisë në lidhje me ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës. Me anë të një baneri të hapur në stadium, ata shprehnin idenë e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë.

Kundërpërgjigja ka ardhur mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për Europa League mes AEK-ut të Athinës dhe Ajaksit. Tifozeria e skuadrës greke ka shpalosur një banderolë ku shkruhet e vërteta historike: “Kosova është Shqipëri”.

E gjitha kjo ka ardhur si një thikë pas shpine për serbët që janë befasuar me këtë qëndrim të tifozëve të AEK. “Tradhti! Tifozët grekë i ngulën thikë në zemër serbëve! Vëllezër, nuk e prisnim këtë nga ju”, ishte reagimi i medias së njohur në Serbi, Kurir, në lidhje me sloganin e tifozëve grekë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online